Në Sarandë kërcet festa dhe s’pyesin për Covid, qytetari: Janë nga Forumi i PS

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 21.01.2021, 23:26

Teksa vendi ynë ndodhet nën masat kufizuese anti-Covid, qytetarët e thjeshtë apo ata që kanë një biznes, kanë qenë të detyruar t'i respektojnë një më një ato. Përndryshe kërcet gjoba! Por mesa duket, për ata që i kanë krahët e ngrohtë nga qeveria nuk vlejnë të njëjtët rregulla, pasi "të fortët" po i shkelin çdo ditë ato. E tillë është edhe një video e mbërritur në redaksinë JOQ Albania, ku një qytetar shpjegon se Forumi i Partisë Socialiste në Sarandë ka organizuar një ceremoni festive në një lokal në kalanë e Lekurësit në Sarandë. Siç duket edhe nga pamjet video, aty nuk respektohet asnjë lloj mase si dhe thyhet rregulli i mos gumbullimit të më shumë se 10 personave në një vend. Ku është policia që nuk i gjobit?

Mesazhi i qytetarit:

Ktej nga PS e Sarandes Sot ishte Live , nga Forumi Partis Socialiste , Kalaja Lekurs. Nuk e si cfare festohet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit