Qeveria shqiptare e shpalli diplomatin non grata/ Mediat ruse: Akuzat janë të pabaza

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 21.01.2021, 23:09

Mediat ruse siç duket nuk e kanë pritur aspak mirë shpalljen non grata të diplomatit rus Alexey Krivosheev, nga Ministria e punëve të Jashtme në Shqipëri. Ato madje i kanë kushtuar një artikull ngjarjes në fjalë, ku kanë thënë se ambasada ruse në Tiranë i konsideron të pabaza këto akuza. Ndërkohë, në artikull thuhet se sipas reagimit të ambasades ruse në tiranë është bërë shkelje dhe ajo është publikimi i identitetit të diplomatit rus në njoftimin për shtyp.

Më konkretisht mediat shkruajnë se:

Ambasada Ruse në Shqipëri i konsideron akuzat të pabazuara. Ata vunë në dukje se publikimi në njoftimin për shtyp të emrit dhe mbiemrit të punonjësit bie ndesh me praktikën ndërkombëtare diplomatike.

Kujtojmë se sipas qeverisë shqiptare diplomati rus akuzohet për shkeljen e rregullave anti-Covid në Shqipëri.

Burimi: www.kommersant.ru| Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit