Konjufca i përgjigjet kryetares së KQZ: Je në shërbim të krimit të organizuar

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 21.01.2021, 20:21

Kandidati për deputet i Lëvizjes Vetëvendosje Dardan Konjufca është përplasur me kryetaren e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka, duke e akuzuar atë se është në shërbim të krimit të organizuar.

Konjufca, akuzoi kryetaren e KQZ se po punon për pamundësimin e kandidimit për deputet të kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurtit.

Daka ka deklaruar se akuzat politike të partive, lidhur me përjashtimin nga gara të kandidatëve të dënuar, janë ndërhyrje në punën e KQZ për zgjedhjet.

Në një deklaratë për mediat Daka tha se ajo është kërcënuar dhe këto kërcënime po i përjeton dhe familja e saj.

Konjufca ka reaguar sërish pas kësaj deklarate të Dakës. Për Koha.net ai ka thënë se nuk ka folur për Valdete Dakën si nënë, por si person që me kompetencat që ka po e keqpërdor detyrën.

“Demokracinë përfaqësuese dhe sigurinë juridike në Kosovë nuk e rrezikon fare fakti që Valdete Daka është nënë, por që ajo, si kryetare e KQZ-së, po e keqpërdor pozitën e saj publike. Ajo e ka përgjegjësi kushtetuese lehtësimin e shprehjes së vullnetit qytetar në zgjedhje”.

Konjufca është shprehur se Valdete Daka me vendimet e saj dhe ndikimin në KQZ është vënë në shërbim të krimit të organizuar që është mobilizuar për eliminimin e Albin Kurtit nga gara politike.

Së dyti , sipas Konjufcës ajo po e synon edhe eliminimin e votuesve jashtë vendit nga pjesëmarrja në zgjedhje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit