Ishte duke bërë video në “Tik Tok”, vdes tragjikisht 10-vjeçarja

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 21.01.2021, 18:38

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Palermo, ku një 10-vjeçare ka humbur jetën tragjikisht pas një sfide në "Tik Tok". Mësohet se vajza ka qenë duke provuar veten në një sfidë në aplikacionin e njohur që përdoret gjerësisht, nga fëmijët dhe adoleshentët. Prindërit kanë deklaruar se vajza e tyre ishte bërë pjesë e sfidës Sfida e Blackout që bën që pjesëmarrësit të përpiqen të prekin kufirin midis jetës dhe vdekjes.

Loja konsistonte në lidhjen e një rripi në qafë dhe kqyrjen e rezistencës pas këtij veprimi të rrezikshëm. Sipas lojës, qëllimi do është përjetimi i tronditjes së të qenit pa oksigjen sikur të ishit 7,000 metra mbi nivelin e detit. Vajza kishte nisur dhe ishte në hapa të parë, ndërsa për një moment është asfiksuar dhe prindërit e kanë dërguar në spitalin Di Cristina në Palermo. Mjekët kanë dhënë ndihmë e parë, por për shkak të asfiksisë së zgjatur vajza ka ndërruar jetë në orën 13:30. Ndërkohë kujtojmë se për shkak të sfidave të "Tik Tok", vitin e kaluar ndërroi jetë 15-vjeçarja Chloe Phillips nga Oklahoma City, Shtetet e Bashkuara, e cila po provonte sfidën e përdorimit të drogës më të fortë.

Burimi: palermolive.it/Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit