Përdhunoi 15-vjeçaren me probleme të shëndetit mendor/ Shqiptari: Nuk bëmë s*ks, nuk e dija që ishte e sëmurë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 21.01.2021, 16:34

Ditën e sotme, një 30-vjeçar është arrestuar nga policia greke për shkak se akuzohet për përdhunimin e një 15-vjeçareje me probleme mendore. Ngjarja në fjalë ka ndodhur në qytetin e Volos-it në Greqi, ndërsa sipas mediave greke shqiptari dhe e mitura janë njohur në rrjetet sociale dhe më pas janë takuar. Ndërkohë, denoncimi në polici u bë nga prindërit e viktimës, të cilët pretendojnë se shqiptari përfitoi nga paaftësia mendore e vajzës për të abuzuar seksualisht me të. Por, gjatë marrjes në pyetje shqiptari ka mohuar të ketë abuzuar me vajzën, ndërsa deklaron se nuk ka ditur që ishte e sëmurë. Sipas legjislacionit grek, nëse vërtetohet akuza e përdhunimit 30-vjeçari shqiptar rrezikon deri në 10 vite burg.

Burimi: www.cnn.gr | Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit