Stiverjan Dashi shkaktoi askidentin e frikshëm në mes të Tiranës, kush është zyrtari i policisë “që i ngroh” krahët të riut?

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 21.01.2021, 14:17

Një aksident i frikshëm ndodhi pak ditë më parë në Tiranë pranë ambasadës italiane, ku një mjet tip “BMW” u përplas me një “Skoda” në kryqëzim. Nga aksidenti mbetën të plagosur dy persona. Gjithashtu u rrezikua edhe jeta e disa të tjerëve që ndodheshin në vendngjarje. Drejtues i BMW-së ishte i riu Stiverjan Dashi, i cili sipas Fax News është nipi i zyrtarit të Policisë së Shtetit, Arben Dashi. I riu po ecte me shpejtësi tepër të lartë dhe ishte shkaktar i aksidentit, por pas gjithë kësaj, sipas referimeve të vetë Policisë së Tiranës, ndaj tij nuk pati asnjë përgjegjësi penale, e madje ai mundi dhe këtë herë të shpëtonte vetëm me marrjen e një gjobe. Për Stiverjan Dashin e gjithë ngjarja kaloi pa shumë zhurmë dhe ditët e para u tentua të mbahej e fshehtë.

Gjithashtu u mësua se i riu vazhdimisht kishte shkelur rregullat e qarkullimit rrugor, por mesa duket fakti që ka xhahxain e tij drejtues në Polici, ia lejon këtë gjë!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit