Dy vëllezër binjakë që ishin militantë të Shtetit Islamik shpërthyen një bombë vetëvrasëse që vrau të paktën 28 njerëz në një treg të Bagdadit ditën e sotme. Ushtria irakiane tha se dy sulmues të veshur me jelekë shpërthyes ishin hedhur në erë mes blerësve në një treg të mbushur me njerëz në Sheshin Tayaran në Bagdadin qendror. Duke folur në skenën e bombardimeve, shefi i Mbrojtjes Civile, Gjeneral Major Kadhim Salman tha se numri i të vdekurve ishte rritur në 28 nga 23 të raportuar fillimisht, me 73 njerëz të tjerë të plagosur. Burimet e policisë thanë se forcat irakiane të sigurisë ishin vendosur dhe rrugët kryesore ishin bllokuar për të parandaluar sulme të mundshme të mëtejshme.
Bombat vetëvrasëse dikur ishin të zakonshme në Bagdad, por kanë qenë të rralla në kryeqytetin Irakian që kur u dëbua Shteti Islamik. Shpërthimi i fundit vdekjeprurës në qytet, gjithashtu në Sheshin Tayaran, vrau të paktën 27 njerëz në janar 2018. Militantët nga Shteti Islamik mbeten në Irak, duke zhvilluar një kryengritje kundër forcave Irakiene dhe duke sulmuar zyrtarët lokalë në zonat veriore. Forcat irakiane vazhdojnë të luftojnë militantët e mbetur të Shtetit Islamik dhe po punojnë për të siguruar kufirin me Sirinë përtej të cilit grupi ka lëvizur shpesh personelin.
Burimi:reuters Përktheu dhe përshtati:JOQ ALBANIA