Dje rreth orës 14:45, në kryqëzimin e rrugëve ,,Strasho Pinxhur“ dhe ,,Todor Cipovski- Merdzan“ në Tetovë, një veturë e tipit ,,Shkoda Rapid“ me targa të Tetovës të cilën e ka drejtuar nga 48-vjeçari A.D. nga Shipkovica e Tetovës, ka aksidentuar këmbësoren e mitur 17-vjeçare informon TetovaSot. Minorenja e lënduar është transferua në Spitalin Klinik të Tetovës për trajtim mjekësor. Vendi ku ka ndodhur aksidenti është inspektua nga ekipi i Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë.
TS