Policia e ndaloi për maskën por i gjeti 1 milion euro drogë, çfarë kishte shkruar shqiptari tek pakot e kokainës?

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 21.01.2021, 13:23

Një 48-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane pasi u kap me një sasi prej 22.5 kg kokainë. Mediat vendase bejnë me dije se është arrestuar shqiptari Marin Dajani, banues në Verzuolo, në zonën e Cuneo, ndërsa rrezikon deri në 20 vite burg. Nnga përllogaritja, rezulton se nëse ‘malli’ do të shitej, do të kapte vlerën e një milionë eurove. 48-vjeçari u arrestua nga Skuadra Speciale, gjatë një kontrolli për masat anti-Covid. Ai po ngiste me shpejtësi të lartë mjetin e tij tip “Land Rover”, me ngjyrë të errët. Para oficerëve të policisë ai deklaroi se ishte banor i fshatit dhe se po shkonte për të takuar disa të afërm, por pas kontrollit në makinë, atij iu gjetën dhjetëra qese me ‘mall’.

Burimi: ilmessaggero.it |Përktheu dhe përshtati:JOQ ALBANIA

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit