The Simpsons godasin sërish! Parashikuan që Kamala Harris do të bëhet zv.presidente

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 21.01.2021, 12:24

Tani jemi mësuar me parashikimet e tyre dhe mund të thuhet me plot gojë që Simpsons kishin parashikuar të gjitha ngjarjet e deri tanishme. Së fundmi në rrjet po qarkullojnë disa karikatura që kohë më parë kishin parashikuar se Kamala Harris do të bëhej Zëvendës Presidente e SHBA-së. Ngjashmëria e madhe mes Kamala Harris dhe Lisës nga Simpons është parë me shumë rëndësi nga përdoruesit e rrjeteve sociale. Xhaketa në ngjyrë vjollcë, xherdani dhe vathë janë elementi i përbashkët mes tyre. Në një episod në vitet 2000 "The Simpsons" imagjinoi një të ardhme në të cilën një Lisa Simpson e rritur u zgjodh presidente e SHBA dhe përpiqet të shpëtojë kombin nga shkatërrimi financiar. Dhe në atë episod, Lisa mund të shihet pas podiumit në Shtëpinë e Bardhë (dhe në Zyrën Ovale) e veshur me një xhaketë ngjyrë vjollce me një ngjashmëri të habitshme me veshjen e Ditës së Inaugurimit të Harris.

Sigurisht, kjo nuk është hera e parë që fansat e "Simpsons" kanë gjetur që shfaqja të jetë parashikuese e ngjarjeve të ardhshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit