Pas Serbisë, një tjetër vend i Ballkanit merr vaksinën kineze Sinopharm

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 21.01.2021, 10:44

Mali i Zi ka rënë dakord me Kinën për shpërndarjen e dozave të vaksinës COVID-19 të zhvilluar nga Sinopharm deri në fund të janarit. Ky lajm është bërë i ditur nga Ministria e Shëndetësisë së Malit të Zi, e cila thotë se vaksina e parë që do të futet në vend është me origjinë europiane, bëhet fjalë për vaksinën Pfizer.

Ndërkohë, ministria e shëndetësisë është në fazën e fundit të negociatave bilaterale me prodhuesit e tjerë të vaksinave të koronavirusit dhe qëndron në pozicionin e saj të deklaruar më parë se imunizimi në Malin e Zi do të fillojë me një vaksinë të certifikuar nga BE dhe se është vaksina e Pfizer.

Ministria gjithashtu vazhdon dialogun e saj mbi shpërndarjen e vaksinave nën strukturën COVAX të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), shtoi ajo. Javën e kaluar ministrja e shëndetësisë Jelena Borovinic Bojovic tha se shpreson që vaksinimi COVID-19 në vend të fillojë më shpejt në fillim të shkurtit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit