Regjistrimi i popullsisë në Maqedoninë e Veriut, pritet votimi në Kuvend

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 21.01.2021, 10:14

Kuvendi sot duhet të mbajë vazhdimin e seancës së 29-të, në të cilën pritet të votohet Propozim ligji për Regjistrimin e popullsisë, amvisërive dhe banesave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në procedurë të shkurtuar.

Debati mbi Projektligjin në Kuvend, i cili duhet të mundësojë regjistrimin në vend pas 19 vjetësh, përfundoi më 15 janar. Më pas u njoftua se ligji do të votohet në vazhdimin e kësaj seance, që do të caktohet në mënyrë shtesë.

Përveç koalicionit qeverisës mbështetje për ligjin paralajmëruan gjithashtu edhe nga opozita shqiptare, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, kurse kundër ligjit është VMRO-DPMNE, e cila njoftoi se do të kërkojë anulimin e këtij ligji përmes grumbullimit të nënshkrime të qytetarëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit