Sot 10 vite nga protesta e 21 Janarit/ Asnjë zyrtar pas hekurave, partia që i nxorri në rrugë gëzon pushtetin

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 21.01.2021, 10:05

Sot bëhen 10 vite nga tragjedia e 21 Janarit, ku katër persona, u vranë gjatë një proteste të organizuar asokohe nga Partia Socialiste, e cila ishte në opozitë. Mësohet se edhe ditën e sotme do të kryhen homazhe në nder të viktimave. Ajo që vlen të theksohet pas 10 vitesh, është se asnjë zyrtar, drejtues apo edhe politikan nuk është është pas hekurave. Madje të lirë janë edhe gardistët të cilët qëlluan. Ata morën vetëm një dënim minimal.

Gjithashtu, partia që i nxori në demostratë, sot gëzon pushtetin dhe bëjnë si të prekur vetëm kur data shënon 21 Janar. Një nga premtimet e asaj kohe të Partisë Socialiste, ishte zbardhja e dosjes së 21 Janarit, por deri më tani nuk është zbardhur asgjë.

Dje Policia ka kërkuar nga Prokuroria rihapjen e hetimeve për dosjen e ’21 janarit’, saktësisht për Aleks Nikën për të cilin hetimet ishin pezulluar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit