“Lolly till I die”, çfarë fshihet pas tatuazhit që përloti Atdheun gjatë emisionit?

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 21.01.2021, 09:27

Ditën e djeshme Atdheu bëri një rrëfim ndryshe dhe që nuk pritej aq lehtë nga ai dhe misteri që fsheh si individ. Gjatë takimit me Melisën, Atdheu tregoi një histori të dhimbshme në jetën e tij, që nuk e kishte përmendur më parë. Gjithçka nisi pas një tatuazhi që kishte në shpinë “Lolly till I die”. Atdheu tha se disa kohë më parë ka humbur një njeri shumë të rëndësishëm në jetën e tij, i cili kishte nderuar jetë në një aksident. Ai u përlot në studio, kur filloi të fliste për mikun e tij, ndërsa tha se ka përjetuara shumë humbje dhe se pikërisht kjo ka bërë që ai sot të sillet më ftohtë dhe të jetë më i mbyllur.

Është një njeri shumë i rëndësishëm për mua, që ka ndërrua jetë në një aksident. Ka qenë gjithçka për mua, prej tij kam çdo gjë sot. Kam përjetuar shumë humbje dhe ndaj sot jam pak si i mbyllur, si i ftohtë. Ka qenë shumë i ri, vetëm 34-vjeç.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit