E rëndë në Durrës! 50-vjeçari i dehur vetëhidhet nga tarraca e shtëpisë

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 21.01.2021, 08:52

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Durrës. Një 50-vjeçar është hedhur nga tarraca e banesës së tij dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Policia njofton se më datë 20.01.2021, në urgjencën e spitalit rajonal Durrës ka shkuar i lënduar shtetasi A. M., 50 vjeç, banues në Durrës.

Nga verifikimet e bëra ka rezultuar se ky shtetas duke qenë në gjendje të dehur është vetëhedhur nga tarraca e katit të dytë të banesës së tij. Aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë shëndetësore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit