Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 20.01.2021, 23:52
Banorët e Lezhës janë ende të frikësuar nga mbrëmja e kaluar, ku u dëgjuan dy shpërthime të fuqishme, të cilat ende nuk dihen se nga erdhën dhe se nga u shkaktuan. Ndërkohë, një prej banorëve është shprehur se së bashku me një shok në atë moment ishte duke peshkuar dhe sipas tij zhurma erdhi nga deti, ndërsa theksoi se shpërthimi tronditi edhe tokën.
Më konretisht ai është shprehur se:
Nuk e kemi idenë se çfarë ka ndodhur, por zhurma erdhi nga deti dhe frika ishte shumë e madhe. Dukej që zhurma vinte nga ana e detit sikur diçka të kishte shpërthyer në ajër. Unë isha duke peshkuar kur fillimisht pati një shpërthim që u dëgjua fort dhe tronditi edhe tokën, më pas pati edhe një shpërthim të dytë, por nuk pashë asnjë flakë apo dritë. Nga frika së bashku me kolegun tim kemi lënë peshkimin dhe kemi shkuar në shtëpi. Ishte një natë e gjatë plotë frikë dhe panik.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR