Këshilli i Qarkut Tiranë i jep 640 milionë “për një dorë” zift, firmës që ofroi 160 milionë më shumë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 20.01.2021, 21:03

Aldrin Dalipi është aktualisht kryetari i Këshillit të Qarkut Tiranë. Ky i fundit, sipas legjislacionit në fuqi, përfshin Bashkinë Tiranë, Kamëz, Kavajë, Vorë dhe Rrogozhinë. Rezulton se institucioni i drejtuar nga Dalipi, ka organizuar një tender që mban numrin e referncës REF-78341-11-11-2020 dhe ka për objekt “Sistemim, asfaltim rruga Çerkezë- Morinë (lagja e kodralinjve) Njësia Administrative Zall-Herr”.

Fondi limit i tij është 54,199,741 lekë të reja pa TVSH ose rreth 650 milionë lekë të vjetra me TVSH. Sipas dokumentacionit publik të tenderit, shikohet se kanë marrë pjesë 9 operatorë ekonomikë, nga te cilët është shpallur fituese firma “CURRI” me vlerë të ofruar prej 53,112,277 lekësh të reja pa TVSH ose rreth 640 milionë lekë të vjetra me TVSH. Vihet re një fakt mjaft interesant.

Njëra nga firmat ka ofruar gati 160 milionë lekë të vjetra me TVSH më pak sesa fituesi, por për habi nuk është marrë në konsideratë dhe për rrjedhojë fitues është shpallur “CURRI”, në pronësi të Faik Currit. Jo vetëm kaq, por vlera e fituesit është thuajse identike me fondin limit, përkatësisht sa 97.99% e tij. Siç duket Aldrin Dalipi ka ndjekur dhe ai gjurmët e lali Lekut, duke marrë ndonjë llokmë të mirë nga tenderat e organizuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit