Melisa bën rrëfimin e trishtë: Më dhunonin derisa arrinin qëllimin

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 20.01.2021, 20:33

Melisa gjatë puntatës së sotme ka treguar momentet e vështira të jetës së saj, gjatë kohës që ajo jetonte në Itali dhe kryente studimet. Ajo tha se ëhtë bullizuar nga bashkëmoshatarët e saj të cilët e përndiqnin derisa arrinin qëllimin, ndërsa theksoi se prindërit e saj nuk dinë gjë dhe po e dëgjojnë për herë të parë sot.

Më konkretisht, ajo është shprehur se:

Kam qenë e bullizuar, e kam kaluar edhe me dhunë fizike, unë ndërroja shpesh klasë dhe ato të ‘famshmit’ e shkollës më ngacmonin se isha e fundit. Më përndiqnin deri sa arrinin qëllimin. I vetmi moment që nuk mbaja dot më, ja tregova motrës, ajo ishte fëmijë për vete. E ka ditur vetëm ajo dhe shoqja ime e ngushtë në Itali, këtë po e marrin vesh për herë të parë edhe prindërit e mi. Isha ai fëmija që vetëm ikja me vrap, moshatarët e mi ushtronin dhunë, shkoja me fustan të gjatë në shkollë, mësoja, mundësitë financiare nuk i kam pasur. Kam qenë në klasë të 8 dhe librat i kam pasur të shkruar të gjithë me dorë sepse nuk i blija dot. Në fillim më bullizuan se isha e reja, isha e vetme, mësoja, më pas mbase më bullizonin nga zilia, nuk e di.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit