Detaje të reja mbi ngjarjen e motelit në Gjilan/ 29-vjeçari dhunoi një 33-vjeçare

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 20.01.2021, 16:12

Bëhet fjalë për djalin me inicialet P.M., 29 -vjeçar, i dyshuar për dhunimin e D.K., 33-vjeçare, mëson Gazeta Express.

Prokuroria Themelore e Gjilanit ka paraqitur kërkesë në Gjykatën Themelore të Gjilanit për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit, P.M, 29 vjeç.

Ndërsa, besohet se viktima dhe i dyshuari kishin kohë që janë njohur. Sipas dyshimeve të para, viktima u keqtrajtua seksualisht në motel, pasi fillimisht u lidh nga i dyshuari, i cili dyshohet se më pas kreu marrëdhënie seksuale pa pëlqimin e saj.

Rastin e dhunimit e ka bërë të ditur Policia e Kosovës me anë të raportit 24-orësh, aty thuhet se viktima ka kryer ekzaminimet mjekësore, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“DHUNIM /Gjilan 18.01.2021 – 08:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit se i njëjti në një motel ka dhunuar viktimën femër kosovare. Viktima ka kryer ekzaminimet mjekësore, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar”, njoftoi policia në raportin 24-orësh. /Gazeta Express/

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit