Kush shpallet kampion dimri nëse Milani dhe Interi e mbyllin me pikë të barabarta?

Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 20.01.2021, 13:57

Një rezultat pozitiv në sfidën e fundjavës ndaj Atalantës do ta shpallte Milanin kampionë dimri. Milani kryeson me 43 pikë kampionatin, e ndjekur nga Interi i vendit të dytë me 40 pikë. Këtë fundjavë, Milani pret në shtëpi Atalantën, ndërsa ekipi zikaltër luan në transfertë ndaj Udineses.

Në këtë moment të sezonit, titulli i “kampionit dimëror” vendoset nga golavarazhi total pasi përballjet direkte dhe golavarazhi në ndeshje direkte hyjnë në fuqi vetëm pasi të jetë luajtur ndeshja e fazës së dytë ndaj nëse Milani humb të shtunën dhe Interi fiton, do të jenë zikaltrit fitues të “titullit të dimrit”. Barazimi ose fitorja e kuqezinjve i shpall ata autamoatikisht kampionë dimri.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit