Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 20.01.2021, 12:22
Studentët e kanë nisur vitin akademik 2020-2021 duke ndjekur mësimin vetëm online pa u paraqitur ende në auditore. Por tani që po mbaron sezoni i parë i mësimit të gjithë pyesin sesi do të vazhdojë pjesa e mbetur pasi Komitetit i Ekspertëve ka thënë se do të vazhdojë online për një kohë të papërcaktuar. Pedagogia e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, Elsa Skënderi gjatë një emisioni televiziv tha se deri më tani ka dy ide se si mund të zhvillohen provimet për studentët që janë në prag të sezonit.
Ka dy ide që zotërojnë lidhur me mënyrën se si do të zhvillohen provimet; nga njëra anë është ideja që provimet të zhvillohen në auditore, pra studentët të kthehen në auditore vetëm për provimin duke respektuar distancat, nga ana tjetër është ideja për ta alternuar. Disa lëndë ku është e mundur që të pyeten me gojë, mund të zhvillohet online, mund të shihet sipas dinamikave. Ka pasur disa fakultete që të gjitha provimet i kanë lënë në verë ose në vjeshtë.

FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR