Ditën e djeshme u njoftua se një ushtar shqiptar i cili është dërguar me mision në Herat të Afganistanit ka vrarë veten. Sipas FaxNews personi që ka vdekur është majori Xhevahir Iljazi, 45-vjeç, me detyrë major i Policisë Ushtarake. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në provincën e Heratit, ku trupat shqiptar janë me mision paqeruajtës. Sakaq autoritetet kanë nisur menjëherë hetimet, ndërkohë që nuk ka ende një komunikim zyrtar në lidhje me rastin. Burimet nuk përjashtojnë mundësinë që ushtaraku të ketë kryer një akt vetëvrasje, por ende këto mbeten në kuadrin e hetimeve.
