I la në mes të detit, ky është 26-vjeçari nga Vlora që braktisi gomonen me 50 emigrantë

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 20.01.2021, 08:51

Një 26-vjeçar ka rënë në pranga, pasi dyshohet se ka qenë në drejtimin e mjetit gomone, që u gjet disa ditë më parë, në det të hapur me 50 emigrantë sirianë, që kërkonin të largoheshin drejt Italisë. 26-vjeçari, i identifikuar si Emiljano Lika është personi i tretë që arrestohet dhe mësohet se ai atë natë, është larguar me shpejtësi para se të mbërrijë policia.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Vijon puna për zbardhjen e plotë të tentativës për kontrabandim të migrantëve dy javë më parë. Shkon në tre numri i personave të arrestuar, të cilët janë përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Në pranga drejtuesi i mjetit lundrues.

Dy javë me parë, Policia ka vënë në pranga 2 personat përgjegjës për strehimin e shtetasve të huaj emigrantë, përkatësisht pronarin e një hoteli në Tiranë dhe pronarin e një banese në fshatin Trevllazër, Vlorë.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë, në vijim të punës për zbardhjen e plotë të tentativës për kontrabandimin e migrantëve në rruge detare dhe vënien para drejtësisë të personave përgjegjës, bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe ndalimin e autorit të tretë të kësaj ngjarjeje, shtetasin: E. L.(A.), 26 vjeç, banues në Vlorë.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se ky shtetas ka qenë drejtuesi i mjetit lundrues (skafisti), me të cilin migrantët nga vendet e treta do të largoheshin në drejtim të shtetit italian, më datë 08.01.2021.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit