Keqpërdorimi i qindra mijëra eurove, pritet dëshmia e Dimovës

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 19.01.2021, 20:16

Grantet për sallonin e ondulimit e dërgojnë Lidija Dimovën në Prokurori. Drejtorja e shkarkuar e Agjencisë Nacionale të Programeve Arsimore Evropiane së shpejti do të dëshmojë në Prokurorinë e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Ajo do të thirret si e dyshuar për abuzim me detyrën zyrtare, pasi që sallonit të ondulimit i la ndarë grant me para evropiane prej 270,000 euro për të mbajtur trajnime për shkrim-lexim mediatik. Deklarata e parë tashmë është dhënë nga pronari i ndërmarrjes VEZ Trejd, Zoran Zlatkovski. Në pyetje do të merren edhe ish bashkëpunëtori i huaj dhe arkëtari i Agjencisë me të cilën udhëhiqte Dimova, të cilët gjithashtu janë të dyshuar.

Burimi: Alsat

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit