Rusia shumë pranë realizimit të vaksinës së dytë kundër Covid, është 100% e sigurt

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 19.01.2021, 16:56

Rusia është në zhvillim e sipër të një vaksine të dytë Covid e quajtur “EpiVakKorona” dhe ekspertët pretendojnë se është 100% efikase ndaj virusit. Në njoftimin e lëshuar nga Qendra Ruse e Kontrollit dhe Parandalimit të Koronavirusit, është bërë vlerësim në lidhje me rezultatet e provave klinike të fazës së parë dhe të dytë të kandidatit për vaksinë “EpiVakKorona” të zhvilluar nga Qendra e Hulumtimeve “Vektor”. Mësohet gjithashtu se është vlerësuar efikasiteti i vaksinave në dimensionin imunologjik dhe parandalues. “Efikasiteti i vaksinës EpiVakKorona është në nivelin 100%”, thuhet në njoftim. Kujtojmë se vaksina e parë ruse kundër Covid, e quajtur “SputnikV” u zhvillua nga Instituti i Hulumtimeve “Gamaleya” dhe u certifikua më 11 gusht 2020, ndërsa vaksina e dytë “EpiVakKorona” më 14 tetor 2020.

Burimi:Reuters |Përktheu dhe Përshtati:JOQ ALBANIA

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit