Hajduti kthen djalin 4-vjeçar që ndodhej brenda, por jo makinën që vodhi

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 19.01.2021, 15:10

Një burrë në SH.B.A. vodhi makinën e një gruaje, por pasi u largua kuptoi që në pjesën e pasme ndodhej djali i gruas. Crystal Leary e la makinën ndezur dhe dyert e saj të hapura kur shkoi në treg. Por, duke shfrytëzuar rastin, një burrë hipi automjet dhe u largua, por kuptoi se kishte marrë me vete dhe djalin e gruas. Ai më pas u kthye në skenën e krimit, e qortoi Crystal dhe i tha asaj të merrte fëmijën e saj nga makina – madje duke kërcënuar se do të thërriste policët për të. Ai pastaj u largua me makinën e saj edhe një herë. Duke folur për CNN, zëdhënësi i Policisë Beaverton, Oficeri Matt Henderson tha:

"Ne jemi mirënjohës që ai kishte mirësjelljen për ta sjellë të voglin përsëri. Ky është një mësim i mirë për të gjithë ne që kemi fëmijë. Bëni shumë kujdes me fëmijët tuaj, bëni hapin shtesë për t'u siguruar që ata janë të sigurt".

Duke folur për KPTV, gruaja tha: "Si nëna, ne jemi vërtet të zënë dhe mendojmë se po vrapojmë vetëm për një sekondë dhe ky është vetëm një shembull i përsosur sesi duke lënë fëmijët vetëm çfarë mund të ndodhë.

Burimi:ladbible. Përktheu dhe përshtati:JOQ ALBANIA

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit