Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 19.01.2021, 13:27
Një shtetas nga Tirana, pas një konflikti të çastit ka goditur me sende të forta një të mitur, duke i shkaktuar lëndime. Në njoftimin e policisë thuhet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:19 të ditës së sotme, në rrugën “Bedri Karapici”. I mituri me iniciale M.S është dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë po punohet për shoqerimin e shtetasit K.Ç, dhe sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.
Më datë 19.01.2021, rreth orës 11:19, në rrugën “Bedri Karapici”, dyshohet se pas një konflikti të çastit shtetasi K.Ç., ka goditur me sende të forta shtetasin e mitur me iniciale M. S., 16 vjeç, i cili u dërgua në spital, për ndihmën mjekësore ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR