Efektivi i policisë së komisariatit nr. 2, Ledio Bako, që u arrestua para një viti me akuzën se shpërndante ‘mall’ në Bllok, do të akuzohet nga prokuroria edhe për ndikim të paligjshëm tek funksionarët publikë. Referuar Fax News, bëhet me dije se Bako së bashku me Emiljano Shorjan me të cilin ishte koleg në Komisariatin Nr.2, kanë mashtruar një shtetase me iniciale A.K duke i marrë 1500 Euro, me qëllim që ajo të merrte diplomën në një universitet privat pa u paraqitur në ambientet e shkollës. Por edhe pasi ajo e pagoi këtë shumë, nuk arriti të merrte asnjë provim. Më pas ajo e ka kuptuar se po e mashtronin dhe ka bërë kallëzim penal për dy efektivët.
Ajo tha se dy policët i kanë marrë shumën prej 1500 eurove, me qëllim që t’ia jepnin administratorit të Universitetit privat. Kallëzimi është depozituar në Prokurori nga ajo, vetëm disa muaj pas arrestimit të policit Ledion Bako. Vajza deklaroi para oficerëve të policisë se dy efektivët e kanë mashtruar dhe i kanë marrë paratë dhe pas kallëzimit Prokuroria ka nisur menjëherë hetimet. Gjithashtu shtetasja A.K., ka pranuar të përgjohet gjatë një bisede 30 minutëshe me efektivin e policisë, Emiljano Shoraj, nga ku është vërtetuar dëshmia e kallëzueses. Por përveç përgjimit të kësaj bisede, Prokuroria ka kryer edhe përgjime dhe vëzhgime në terren. Tashmë ndaj dy efektivëve, përveç akuzave për shpërndarje ;malli’ dhe shpërdorim detyre, është ngritur edhe akuza ndikimit të paligjshëm për agjentin e krimeve Ledio Bako.
Ndërsa ndaj kolegut të tij, Emiljano shorja është ngritur akuza për “ushtrim të ndikimit të paligjshëm”. Shorja, aktualisht vuan masën e dënimint në “Arrest shtëpie”.