Debati për vaksinat/ Rama: Për dashurinë për Francën konkuroj edhe me ambasadoren franceze!

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 19.01.2021, 12:52

Edi Rama i është kthyer edhe sot debatit me ambasadën franceze për çështjen e vaksinave. Rama tha se nuk e ndalon dot askush që të ketë opininonin e tij dhe mbajti të njëjtin qëndrim edhe pse ambasada u shpreh që po akuzonte një vend aleat.

Rama pati edhe një mesazh për ambasadoren franceze, “Për dashurinë për Francën konkuroj me çdo francëz, edhe me ambasadoren po të doni.

Ai u shpreh:

Nuk kam bërë asnjë sherr me BE. Nuk më ndalon askush që të kem opinionin tim. Merruni me opinionin e OBSH. Nuk ka të drejtë ambasada franceze, opozita jo e jo. Shëmbulli im është OBSH, ka shkuar më larg se unë. Ka thënë jemi në prag të një katastrofe morale të njerëzimit. Unë nuk shkoj dot deri këtu. Fakti që jemi të vegjël, jo të pasur, jo anëtarë të BE, nuk na bën detyrimisht të rrimë gojë mbyllur kundër një fakti të tillë. Të qenit tim europian nuk e ndryshon dot askush. E ça thashë unë që u mërzitën këta, çfarë thashë që nuk duhej të thoja. Është çështje karakteri. Opozita tregoi se ka karakter të dobët, ndërkohë që kur ishin në pushtet i serviloseshin kujdo që fliste në gjuhë të huaj. Unë nuk hyj në atë kategori. Për dashurinë për Francën konkuroj me çdo francëz, edhe me ambasadoren po të doni.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit