Studiuesit vizualizojnë në 3-D imazhet e para të vërteta të Covid 19

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 19.01.2021, 12:28

Kompania austriake “Nanographics” duket se ka bërë të mundur dhe zbulimin e fotos së parë reale se si duket në të vërtetë koronavirusi. Pamjet nuk janë një model, por imazhe 3-D të viruseve të vërtetë SARS-CoV-2 nga mostra të ngrira. Sipas Nanographics, ka shumë pamje të këtij virusi, por ajo që kanë të përbashkët të gjithë është forma e tyre sferike me proteinat karakteristike që patogjenit i nevojiten për t'u ankoruar dhe depërtuar në qelizat njerëzore.

Vizualizimet e ndërmarrjes vjeneze tani bazohen në të dhëna nga studiuesit nga Universiteti Tsinghua në Pekin. Atje, një ekip i udhëhequr nga Shkolla e Shkencave të Jetës arriti të nxjerrë grimcat e paprekura të virusit SARS-CoV-2 në mostra, t'i skanojë ato me mikroskop krioelektronike dhe t'i dixhitalizojë, shpjegoi Ivan Viola nga Universiteti Teknik (TU) në Vjenë. Ishte e rëndësishme që struktura e proteinave spike të mos ndryshohej sa më shumë që të ishte e mundur kur mostra u skanua. Vizualizimi është përfaqësimi i parë në botë i të dhënave të tilla në një cilësi kaq të lartë vizuale. Metodat e zhvilluara nga studiuesit kanë për qëllim të ndihmojnë në analizimin e të dhënave të mikroskopisë biologjike më lehtë dhe më shpejt në të ardhmen.

Burimi:science.orf.at Përktheu dhe përshtati:JOQ ALBANIA

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit