Pak ditë më parë një plagosje me thikë është regjistruar në zonën e Farkës në Tiranë. Mësohet se është plagosur me thikë Admir Mulaj vëllai i i gjyqtares së Vettingut, Natasha Mulaj. Lidhur me ngjarjen policia nuk ka reaguar.
Blutë janë përpjekur që të mos japin asnjë njoftim zyrtar për ngjarjen. Ndërkohë, Mulaj ka thënë se nuk e njeh atë që e plagosi.