Vdekja e mjekes shqiptare në Gjermani, flet partneri i saj: Dëshironim të kishim fëmijë!

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 19.01.2021, 07:58

Një aksident tragjik në Gjermani i mori jetën mjekes 34-vjeçare shqiptare, Eneida Doko. Ajo po udhëtonte me mjetin e saj tip “Benz”, e për shkak të shpejtësisë ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një ishull trafiku. Mjekja kishte kohë që punonte në Gjermani dhe largimi i saj ka prekur pa masë gjithë kolegët.

Lidhur me të ka folur edhe partneri i saj, edhe ai mjek. Për gazetën Bild, ai është shprehur se me Eneidën dëshironte të martohej dhe kishin bërë plane për fëmijë.

Ai deklaroi:

Ajo ishte një yll, shkëlqente, lëshonte lumturi dhe dashuri kudo. Donim të martoheshim, të kishim fëmijë.

Eni ishte mjeke psikiatre dhe u largua nga Shqipëria në vitin 2016. Sipas partnerit të saj, ajo fliste në mënyrë të shkëlqyer 5 gjuhë dhe gjermanishten kishte arritur ta mësonte për një vit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit