Gruaja ‘kapet mat’ nga kamera, filmohet duke i hedhur helm në kafe të shoqit

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 19.01.2021, 02:03

Një e moshuar 70-vjeçare në SHBA ka përfunduar në pranga pasi u filmua teksa përpiqej të helmonte të shoqin duke i hedhur në filxhanin e kafesë ilaç kundër insekteve. Ngjarja ndodhi në Queens të Nju Jorkut. Momenti kur Suncha Tinerva hodhi një substancë të bardhë pluhur nga një shishe që kishte me vete në kafen e të shoqit, u fiksua nga kamerat e sigurisë, sipas zyrës së prokurores së rajonit të Queens Melinda Katz. I shoqi i saj u sëmur, por fatmirësisht nuk vdiq prej helmimit, edhe pse 70-vjeçarja e kishte spërkatur jo një, por dy-tri herë kafenë e tij.

Policia sekuestroi shishen e përdorur nga gruaja dhe zbuloi se ajo përmbante acid borik pluhur, i cili shkakton të vjella, dhimbje të forta stomaku, hemorragji etje.

Burimi: newser.com |Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit