Masat parandaluese për përhapjn e Covid vijojnë të jenë në fuqi në vendin tonë. Kjo për shkak se javët e fundit ka patur një rritje të ndjeshme të rasteve të reja. E një nga masat e tilla parandaluese është edhe mbajtja e distancës dhe mos grumbullimi i më shumë se 10 personave në të njëjtin vend. Por mesa duket për një lokal tek Fusha e Aviacionit në Tiranë, i qujatur "Bar Amari" askush nuk pyet për rregulla. Madje siç edhe shihet në një video të mbërritur në redaksinë JOQ Albania, aty ia kanë shtruar ahengut dhe valles për shtatë palë qejfe! Por qytetari që ka dërguar mesazhin, shton më tej se pasi erdhi policia, menjëherë u shpërndanë.
Mesazhi i mbërritur: