Analisti i njohur Baton Haxhiu, i cili shpesh herë është konsideruar si mercenar i kryeministrit Edi Rama është ‘përplasur’ mbremjen e sotme me Fitim Zekthin përsa i përket varfërisë në Shqipëri. Sipas Haxhiut, mirëqenia në Shqipëri është rritur, ndërsa Zekthi u shpreh se akoma në vendin tonë ka njerëz që nuk hanë dot bukë, por kjo është mohuar nga Haxhiu.
Pjesë nga debati në studio:
Zekthi: Këtu ka njerëz që nuk hanë dot bukë dhe ne bëjmë propagandë.
Haxhiu: Nuk ka në Shqipëri njerëz që nuk hanë dot bukë.
Zekthi: Njerëzit janë në çadra.
Haxhiu: Për kokë banori, veç po të tregoj unë ty, 536 mijë homeless (të pastrehë) ka Britania e Madhe, 10-fishi i Shqipërisë.
Zekthi: Krahasimi nuk ka vlerë. Britania i ka 30 mijë paund në vit të ardhurat për frymë, ne i kemi 4 mijë dollarë. Sundimi i ligjit tek ne është shumë i dobët.
Haxhiu: Mirëqenia në Shqipëri është rrit dhe është objektive.
Zekthi: Unë mendoj që Shqipëria jeton në vafëri.