15-vjeçarja zhduket në mënyrë të mistershme, prindërit kërkojnë ndihmën e qytetarëve

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 18.01.2021, 23:29

Emona Gjibegji, 15-vjeçarja nga fshati Lugizhdë i Prizrenit është zhdukur ditën e sotme në mënyrë të mistershme. Zhdukjen e saj e ka raportuar edhe i ati i saj në polici, i cili ka thënë se vajza ka dalë nga shtëpia për të shkuar në shkollë dhe nuk është kthyer më. Ndërkohë, një familjar i saj ka thënë se kur ajo ka dalë nga shpia ka pasur veshur një xhup gri ngjyrë hiri, xhinse, kapele dhe flokët të lidhura. Të gjithë ata që kanë informacion për vendndodhjen e Emonës, mund të kontaktojnë me familjen e saj në numrin: 045837555 apo numrin e policisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit