Ibrahimovic nuk di të plaket, dy gola të tjerë dhe i jep fitoren Milanit

Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 18.01.2021, 22:53

Milani ka siguruar fitoren e radhës në Serinë duke mposhtur në transfertë Cagliarin me rezultatin 0 – 2. Ylli i ndeshjes ishte Zlatan Ibrahimovic që shënoi të dy golat e takimit. Së pari, suedezi u tregua i saktë nga pika e bardhë duke zhbllokuar rezultatin, me të cilin skuadrat shkuan në pushime.

Ibrahimovic shënoi sërish për rezultatin 0 – 2 në minutën e 52-të. Me këtë fitore, Milani vijon të mbetet në kreun e tabelës me 43 pikë, ndërsa Cagliari renditët në vendin e 17-të me 14 pikë. Ndeshja e radhës për Milanin është ndaj Atalantës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit