Iu bë atentat në mes të rrugës/ Nëna e vëllezërve Haxhia: Si instinkti i nënës hapa televizorin

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 18.01.2021, 22:39

Familjarët e vëllezërve Viktor dhe Besmir Haxhia, të cilët u vranë në një atentat më 27 prill të vitit 2020 kanë rrëfyer për herë të parë detaje nga ngjarja e rëndë. Nëna e dy vëllezërve, Marte rrëfen me lot në sy se lajmin e trishtë e mësoi nga televizori, ndërsa lëvizjet e fundit të djemve ishin për shitjen e një makinë.

Më konkretisht, nëna e dy vëllezërve tha se:

Për ne kjo ngjarje ishte e papritur. Ata dolën si çdo ditë tjetër në punë që në mëngjes të dy. Djali i vogël, Viktori, erdhi nga ora 14:00, kurse Miri nuk erdhi për drekë. Nusen e vetë e kishte tek njerëzit e vetë edhe kishte shkuar ta merrte aty ta sillte në shtëpi. Hëngri drekë, mori motrën meqë u hap karantina se kishte dy muaj që nuk vinte, edhe shyqyr që u hap të rrimë të gjithë bashkë. Viktori iku në punë se kishte punë aty te puna. Kurse, erdhi Miri pastaj, solli nusen me fëmijë në shtëpi, i la këtu, edhe ai iku të rregullonte një karrotrec. Pastaj merr në telefon Miri, thotë “Mami i thuaj nuses që të vijë pak poshtë, do shkoj me Viktorin edhe të bëjmë atë shit-blerje makine.” I them unë, foli vetë nuses. Ata si çdo ditë dolën pa shqetësuar pa asnjë shqetësim, asnjë siklet asnjë gjë. Kur shoh televizorin unë vrasin dy vëllezër. Unë si instikti i nënës, jo se kishin konflikte me njeri djemtë e mi, por meraku si çdo nënë. I them vajzës, merr telefonin bjeru njëherë. Bjeri Viktorit hiç, bjeri Mirit as ai. I them burrit, merre rrugën e ik për të shkuar poshtë se nuk po hapin telefonin. U nis ai. E marr në telefon, thotë më duket se janë djemtë tanë. Në atë kohë janë mbledh shumë njerëz në shtëpinë tonë, edhe aq ishte ajo.

Ndërkohë, motra është shprehur se:

Fakti që kemi heshtur për 9 muaj nuk domethënë se çdo gjë që është thënë për vëllezërit e mi, familja e ka pranuar. Për arsye shëndetësore të familjarëve, të mamit dhe të babit, na ka bërë të heshtim kaq gjatë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit