Disa çaste më parë është regjistruar një aksident tragjik në Ponoshec të Gjakovës, ku kanë humbur jetën dy persona, ndërsa janë plagosur rëndë dy të tjerë. Sipas njoftimit të policisë një nga automjetet e përfshira në aksident është me targa shqiptare. Gjithashtu, sipas njoftimit thuhet se automjeti humbi kontrollin dhe kaloi tek korsia tjetër duke u përplasur me një makinë. Momentalisht nuk ka informacion për identitetin e personave që kanë humbur jetën dhe se në cilin mjet po udhëtonin, por sipas gazetës “Express” viktimat janë të dy meshkuj, njëri 51-vjeçar dhe tjetri më i vjetër për nga pamja, por nuk dihet saktësisht çfarë moshe ka. Po ashtu, të njëjtat burime kanë mësuar se nuk kanë ndonjë lidhje familjare dhe se njëri është nga Shqipëria, ndërsa tjetri nga një fshat i Gjakovës.