Organizoi protestën tek “Rruga e Kombit”, gjobitet me 5 milionë lekë kryeplaku i fshatit Rreja e Zezë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 18.01.2021, 17:11

Pak ditë më parë, disa banorë të Rubikut kanë dalë në protestë për shkak të gjendjes së keqe të rrugës që lidh fshatrat Munaz, Rreja e Zezë dhe Velsë. Sipas banorëve, punimet e ujësjellësit e kanë dëmtuar edhe më tepër rrugën e cila është bërë thuajse e pa kalueshme, ndërsa ka patur edhe rrëshqitje dheu për shkak të motit. Ndërkohë, disa çaste më parë është bërë me dije se organizatori i protestës, i cili është kryeplaku i fshatit është gjobitur me 5 mln lekë për shkak të rregullave të Covid-19.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit