Arrihet marrëveshja/ Serbia do t’i dhurojë 8 mijë vaksina Maqedonisë

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 18.01.2021, 13:20

Serbia do t’i dhurojë Maqedonisë së Veriut tetë mijë vaksina Pfizer, kundër coronavirusit, ndërsa më vonë edhe nga prodhues të tjerë.

Këtë e tha sot kryeministri Zoran Zaev, i cili njoftoi se e ka pranuar ndihmën e ofruar nga Serbia, nga ana e presidentit Aleksandar Vuçiq.

“Siç e dini, javën e fundit kemi kërkuar ndihmë edhe nga vende tjera që të mund sa më herët të fillojmë, deri sa të arrijnë 5.850 dozat e para në shkurt. Dua ta ndaj lajmin me qytetarët, se e kemi pranuar ndihmën e ofruar nga Serbia, përmes presidentit Vuçiq”.

“Sot biseduam me Vuçiqin dhe ata pranuan të na ndihmojnë. Detajet do të konfirmohen gjatë ditës. Por ajo që mund të them është se do të marrin 8 mijë vaksina nga prodhuesi Pfizer”, tha Zaev.

/express

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit