Presidenca e Donald Trump është përcaktuar kryesisht nga mosrespektimi i tij i parimeve dhenormave politike. Trump me qëllim kërkoi të përdorte politikën e brendshme dhe të jashtme për të ndryshuar rrënjësisht rolin e Amerikës në botë. Dhe ai prishi status quo-në në Uashington, duke ripërcaktuar rolin e qeverisë federale në jetën e përditshme amerikane në mënyra të përkohshme dhe për një efekt më afatgjatë. Më poshtë jepen disa nga pikat dhe mënyrat më domethënëse me të cilat Trump vulosi ndikimin e tij mbi SHBA dhe botë.
Koronavirusi dhe shëndeti publik
Përgjigja federale ndaj pandemisë së koronavirusit ishte fokusi më i madh i administratës Trump gjatë vitit të fundit të Presidentit në detyrë dhe dështimi i saj më i madh. Trump mbajti tubime të mëdha në muajt e fundit të zgjedhjeve presidenciale ku morën pjesë qindra njerëz. Fitorja e vetme ishte zhvillimi i shpejtë i dy vaksinave Covid që u autorizuan në dhjetor.
Imigracioni
Politikat e imigracionit të Administratës Trump ishin në qendër të presidencës së tij, që kur ai shpalli kandidaturën. Administrata nxori qindra veprime ekzekutive që kufizonin imigracionin e ligjshëm dhe të paligjshëm në Shtetet e Bashkuara, duke filluar me një nga veprimet e tij të para si President: ndalimin e udhëtimit, i cili u kritikuasi një përpjekje për të ndaluar myslimanët nga SHBA. Pas shumë betejash ligjore, përfshirë disa raste kur ndalimi u bllokua nga gjykatat, Gjykata e Lartë mbështeti një përsëritje të ndalimit në 2018.
Ekonomia
Numrat e të papunëve në 2019 ranë në pikën e tyre më të ulët që nga viti 1969, por kjo ishte para se pandemia Covid të shkatërronte bizneset amerikane dhe ekonominë, duke ngritur kështu nivelkin e papunësisë. Tani, më shumë se 10 muaj nga pandemia, tregu i punës në SHBA vazhdon të lëkundet. Dhe për këtë ka prova se pandemia i ka dhënë një goditje të fortë ekonomisë amerikane, me rreth 4 milion punë të humbura përgjithmonë.
Tregtia
Trump doli nga Partneriteti Trans-Paqësor gjatë muajit të tij të parë në detyrë. Administrata e tij zhvilloi një luftë tarifore çeliku dhe alumini kundër partnerëve kryesorë tregtarë të SHBA, duke bërë që çmimet e shumë produkteve të bëra me metalet të rriteshin. Administrata e tij gjithashtu kërcënoi të lëshonte dhe, ndonjëherë, ndiqte tarifa kundër një sërë produktesh evropiane – duke përfshirë makina, djathë, verë dhe uiski.
Drejtësia dhe Departamenti i Drejtësisë
Nga të gjitha trashëgimitë e politikave të Presidentit, emërimet e tij në gjyqësor ishin më të qëndrueshmet: Ai emëroi me sukses qindra gjyqtarë federalë dhe tre gjyqtarë të Gjykatës së Lartë, duke siguruar një ndikim të fortë konservator. Por qasja e Trump ndaj Departamentit të Drejtësisë mund të kuptohet më së miri nga fakti që ai ka thënë se e sheh veten si zyrtarin kryesor të zbatimit të ligjit të vendit. Nga ana tjetër ai ka hyrë në histori si presidenti i parë i SHBA që akuzohet dy herë për shkarkim nga detyra.
Arsimi
Përpjekjet e Trump rreth arsimit kishin të bënin kryesisht rreth zgjedhjes së shkollës dhe përpjekjeve simbolike që tërheqin çështjet e luftës në kulturë. Administrata pati disa suksese afatshkurtra në zgjedhjen e shkollës, përfshirë rritjen e fondit vjetor për zgjerimin e statutit dhe lejimin e përdorimit të 529 planeve të kursimeve për arsimin K-12.
Energjia dhe mjedisi
Në vitin e tij të parë në detyrë Trump njoftoi se do të dilte nga Marrëveshja e Klimës në Paris. Ai tha gjatë njoftimit, i cili kishte për qëllim frenimin e ndryshimit të klimës, se marrëveshja vendosi ngarkesa financiare "drakoniane" mbi popullin amerikan. Është një nga shumë rastet kur Trump ka dalë nga një marrëveshje ndërkombëtare, ku ai ndjeu se SHBA u trajtua padrejtësisht.
Siguria kombëtare, mbrojtja dhe punët e jashtme
Strategjia e mbrojtjes së Trump u drejtua nga përpjekjet për të shtyrë SHBA për të dalë nga luftërat e huaja. Dhe strategjia e tij e punëve të jashtme ishte e dominuar nga besimi i tij se SHBA po përfitohej nga kombet e tjera, përfshirë aleatët.
Kujdesi shëndetësor
Përpjekjet e kujdesit shëndetësor të Trump ishin kryesisht të motivuara nga përpjekjet për të zhbërë ligjin historik të paraardhësit të tij: Aktin e Kujdesit të Përballueshëm. Ai zbatoi gjithashtu një mori rregullash që synonin të qetësonin bazën e tij ungjillore, siç ishin kundërshtimet e lirisë fetare. Në përpjekjet e dukshme për t'u bërë thirrje të moshuarve dhe fokusin e tij nacionalist për një kohë të gjatë, duke luftuar që SHBA të mos "çahej", ai gjithashtu ndoqi politika që synonin transparencën e çmimeve dhe përputhjen e kostove të recetave në vendet e tjera.
Burimi:CNN|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania