Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 17.01.2021, 21:31
Pas një mungese prej disa ditësh, Andi është rikthyer në “Për'Puthen Prime". Ai tha se arsyeja e mungesës së tij nuk ka patur të bëjë me ndonjë hatërmbetje ndaj produksionit. Andi shtoi se ka patur disa probleme shëndetësore dhe angazhime personale.
Andi tha:
Kam pas disa angazhime, punime, dhe ngaqë kam qenë dhe pak pa qejf dhe mbeta mbrapa me investimet që kisha nisur. Kam qenë sëmurë dhe nuk u përgjigja sepse nuk e mendova të arsyeshme ta tregoja këtë te produksioni. I kam parë edhe debatet për fotot që qarkulluan me Melisën, por ajo u sqarua. Njerëzit do merren me fjalë, e kanë bërë që në fillim, të vazhdojnë, unë jam në rregull me veten time.
I pyetur nëse ka patur vërtetë një krisje me Tean, Andi tha prerë: “Kurrë, nuk bëhet fjalë”. Ndërsa Tea u përgjigj: “Jo, unë e kam sqaruar, ne kemi komunikuar vazhdimisht, vetëm që nuk jemi parë këtu në emision”.

FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR