Fjolla Morina ndan foton intime me bashkëshortin biznesmen: Kjo është ajo që dua të bëj me ty

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 17.01.2021, 11:37

Biznesmeni Fisnik Syla dhe njëkohësisht bashkëshorti i këngëtares Fjolla Morina, ka festuar ditëlindjen e tij të 30-të. Me këtë rast, këngëtarja Morina i ka organizuar atij një festë speciale me familjarët dhe rrethin e ngushtë të të afërmëve të tyre. Këngëtarja gjithashtu i ka bërë publike fotot nga festa, ndërsa nuk kanë munguar komentet dhe pëlqimet nga ana e fansave. Së fundmi, Fjolla publikoi disa imazhe më intime të realizuara gjatë festës, ku çifti shfaqen duke i dhuruar një puthje të zjarrtë njëri-tjetrit. Në mbishkrimin e fotografisë së publikuar në Instagram ajo shkruan: “Kjo është ajo që dua të bëj me ty gjithmonë”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit