Premtimi i madh i Britanisë: Deri në qershor do vaksinohen të gjithë personat mbi 18 vjeç!

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 17.01.2021, 07:34

Britania e Madhe ka premtuar që vaksinimi i personave mbi 18 vjeç do të marrë fund në qershor. Autoritetet shprehen të sigurt për përshpejtimin e vaksinimit, pasi deri më tani janë vaksinuar rreth 4 milionë persona.

Boris Johnson ka thënë se qeveria shpresonte të vaksinonte 15 milion njerëzit më të rrezikuar deri në mes të shkurtit, tashmë premtimi tjetër është qershori, për pothuajse të gjithë ata që mund ta kalojnë virusin me simptoma. Mbretëria e Bashkuar regjistroi edhe 1,295 vdekje të tjera nga koronavirusi dhe 41,346 raste të reja të Shtunën. ndërsa fatalitetet vazhdojnë të rriten me më shumë se 1,000 për të pestën ditë me radhë.

Burimi: DailyMail | Përktheu dhe Përshtati: JOQ ALBANIA

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit