Protestë para Parlamentit/Altin Goxhaj: Jo marrëveshje sekrete dhe eksperimente me shqiptarët!

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 16.01.2021, 23:29

Para pak ditësh në Shqipëri nisi zyrtarisht procesi i vaksinimit, ku e para që mori dozën e Pfizer ishte shefja e Infektivit Najada Como, për të vijuar më pas me kryeministrin Rama. Ndërkohë ky i fundit ka refuzuar të bëjë publik emrin e shtetit i cili bëri të mundur mbërritjen e vaksinave në Shqipëri. Rama tha se shteti në fjalë i kishte kërkuar konfidencialitet të plotë, duke e lënë kështu situatën të paqartë dhe të veshur me një lloj misteri. Më pas në media dhe rrjetet sociale ka patur reagime të shumta në lidhje me këtë gjë, ku disa ekspertë dhe figura publike kanë deklaruar se kjo është e papranueshme dhe se nuk ka siguri se si janë transportuar vaksinat në vendin tonë.

Avokati Altin Goxhaj është njëri prej tyre që ka reaguar për këtë çështje. Goxhaj bën me dije se më datë 28 janar ora 10:00 është vendosur të mbahet një protestë para Parlamentit, para votimit të mbajtjes sekret të marrëveshjes së vaksinave. "Marrëveshja është sekret sepse garantohet mospërgjegjësia ndaj pasojave në shëndetin tuaj o të mjerë"- shkruan Goxhaj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit