Qeveria tha se do shtrëngonte masat ndaj Covid/ S’përmbahen vjenezët, mbi 10 mijë qytetarë në protestë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 16.01.2021, 21:49

Ditën e sotme Vjena u përfshi nga një protestë masive prej mbi 10 mijë qytetarësh. Shkak i protestës u bënë propozimet e kancelarit Sebastian Kurz për të shtuar masat shtrënguese anti-Covid. Por kjo nuk u prit mirë nga qytetarët, të cilët e kundërshtuan me forcë këtë propozim, madje kërkuan edhe dorëheqjen e kancelarit Kurz. Ekspertët e shëndetit publik, pasi takuan disa zyrtarë të qeverisë thanë se nivelet e infeksionit ishin shumë të larta për të marrë në konsideratë lehtësimin e kufizimeve, ndërsa ditën e nesërme qeveria pritet të njoftojë zyrtarisht se çfarë do të bëhet.

Ndërkohë, edhe në Francë, rrugët e Parisit u mbushën nga demonstrues, të cilët kundërshtuan projektligjin e sigurisë. Ky draft ka për qëllim të ndalojë publikimin e të dhënave të oficereve të policisë.

Burimi: Reuters |Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit