“E mori kamzaliu peng, e futi në makinë”, zbardhet ngjarja që tronditi kryeqytetin

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 16.01.2021, 20:37

Në hyrjet dhe daljet e Tiranës, por edhe në kryqëzime, një ditë më parë u vendosën një sërë postblloqesh policie të armatosur. Shkak ishte një telefonatë nga një qytetar i cili raportoi në polici se një pengmarrje kishte ndodhur në institut. Uniformat blu u ngritën në këmbë, por pas verifikimeve, ngjarja që u duk si pengmarrje, rezultoi të ishte një sherr mes një çifti të rinjsh nga Kamza. Djali e mori forcërisht vajzën pas debatit dhe e hipi në makinë. Më pas u larguan menjëherë, raporton Shqip. Pak orë më pas, policia arriti të lokalizonte çiftin e të rinjve, dhe pas këqyrjes së celularëve të tyre, rezultoi se ata ishin në një lidhje prej 4 vitesh, dhe se debati kishte lindur në një moment gjaknxehtësie.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit