Një burrë akuzohet se i ka shitur një të moshuare një vaksinë të rreme kundër Covid-19 për një shumë të hollash. Më 30 Dhjetor ai ia shiti 92-vjeçarës vaksinën për 160 paund he më pas u rikthye sërish më 4 janar për t’i marrë 100 paund të tjera. 33-vjeçari është akuzuar për dy akuza për mashtrim.
Ai mohoi të gjitha akuzat në gjykatën e magjistraturës në Westminster të Premten dhe iu caktua masa e paraburgimit deri në një seancë të mëtejshme në 12 Shkurt. Policia ka paralajmëruar publikun se vaksinuesit nuk do të kërkojnë kurrë para. E moshuara u tha policëve se ai i dha një injeksionin dhe pastaj i mori paratë duke i thënë se do t’ia rimbursonin. Policia e Londrës tha se nuk dihej me çfarë ishte injektuar gruaja, por ajo u kontrollua në spital dhe nuk tregoi efekte negative nga çfarëdo substance të kishte qenë.
Burimi: LADBIBLE | Përktheu dhe Përshtati: JOQ ALBANIA