Komshinjtë rrahin keq nënë e bijë në Tiranë: Nuk hodhën plehrat në kazan

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 16.01.2021, 18:10

Rastet kur banues të një pallati përleshen për shkaqe të ndryshëm janë të shumta, teksa një sherr mes fqinjëve është regjistruar ditëve të fundit në Tiranë. Zënka ka nisur për shkak të hedhjes së qeses me plehra jashtë kazanit. Sipas Gazetës Si, nëna dhe vajza kanë hedhur plehrat jashtë koshit dhe për këtë ka nisur edhe sherri.

Kallëzuesja me inicialet Sh.B:

Vajza e R. S kaloi para nesh me qesen e mbeturinave dhe nuk i hodhi ato në kazanin përkatës, por i la jashtë, në rrugë. Duke qenë se ky veprim i pakëndshëm ndot ambientin, i thashë vajzës: “Merri mbeturinat dhe hidhi në kazan. Vajza nuk reagoi, por vazhdoi rrugën. Pas pak minutash doli nga banesa e ëma dhe bëri të njëjtin veprim. I la plehrat jashtë kazanit. Pasi i hodhi plehrat, u kthye drejt nesh dhe filloi të na ofendojë së përse i folëm vajzës. U afrua dhe me kapi për fyti dhe m goditi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit